Elmedina Osmani dhuron per Bajram receten e Sheqerpares që shkrihet në gojë

by admin
Spread the love

Jemi në vigjilie të festës së Bajramit të madh dhe gjatë këtyre ditëve zonjat kanë qenë tërë kohës në vlugun e punëve dhe përgatitjeve për këtë festë të veçantë e të dashur.

Nëse keni mbetur vonë, ja ku vjen një recetë e shpejtë dhe e mrekullueshme nga master-shefja e ëmbëlsirave, Elemedina Osmani.

Në faqen e saj “recetateelmed” në Instagram, e njohin shumë mirë punën e mrekullueshme të Elmedina Osmanit, që është art i servirur në pjatë: mbreslënëse për sytë dhe fantastike në shije.

Në prag të festës së Bajramit, Elemedina sjell receten e saj të Sheqerpares

Përbërësit:

-1 kg gjalp(tlyn)
-8 vezë (vetem të verdhat)
-1 kg miell

Sherbeti:

-1,500gr sheqer
-1 litër ujë që duhet të vlojë për pak më shumë se 5 minuta.

Ne fillim e përziehmë mirë gjaloin (tlynin) me vezër ,pastaj shtojmë miellin gradualisht dhe e bëjmë një brum të lëmuar. I ndajmë 8 toptha dhe i fusim në firgorifer për 20 minuta. Pastaj me t’hollues i hapim nga pak dhe i bëjmë format e sheqerpares.

I pjekim në 200C për 10 minuta dhe pastaj per 40 minuta në 160C. Mbi Sheqerparen e ngrohtë hedhim sherbetin e nxehtë.

Kjo është një recetë e shpejtë, ekonomike dhe tejet e shijshme, që shkrihet në gojë.

Ju bëftë mirë dhe me fat Fiter Bajrami!


You may also like