Elita Rudi merr vëmendje në setin e ri fotografik

by admin
Spread the love

Ajo është njëra nga prezantueset më të pëlqyera në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për bukuroshen nga Gjakova, Elita Rudi, që tashmë prej vitesh ka zënë një vend të veçantë në ekran.

Moderatorja, e ndjekur nga mijëra fansa vetëm në Instagram, vazhdon të sjell imazhe e video të ndryshme.

Zeshkania këtë herë realizoi një set të mahnitshëm fotografik, në të cilin ka pozuar me plot stil.

Pranë një makine e me kostum të gjelbër, Rudi bëri që të rikthehet në qendër të vëmendjes.
“Më e mira nuk ka ardhur akoma”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotografive.

Komplimentet në hapësirën për komente nuk munguan dhe postimi mblodhi mbi 25 mijë pëlqime.

Elita ndryshe javë më parë konfirmoi se së shpejt po rikthehet me një projekt të ri televiziv.


You may also like