El Salvador/ Mbipopullim në burgje, luftë kriminalitetit duke shkelur dhe Kushtetutën

by admin
Spread the love

Qeveria e El-Salvador ka filluar të zhvendosë mijëra anëtarë të dyshuar të një bande, në një burg më të madh të sapo hapur.

Në një video të shpërndarë nga presidenca tregohet mbërritja e të burgosurve që i përkasin bandave MS-13 dhe 18.

Kjo është lëvizja e fundit për të goditur krimin që ka rritur numrin e të burgosurve të El Salvador.

Rreth 2,000 burra u transferuan në burgun me kapacitet prej 40,000 personash, i konsideruar si më i madhi në Amerikën e jugut.

Pas një rritjeje dramatike të vrasjeve që i atribuohen bandave të dhunshme, Bukele miratoi masa emergjente marsin e kaluar që kufizojnë disa të drejta kushtetuese. Arrestimet mund të bëhen pa urdhër, dhe të paraburgosurit nuk kanë më të drejtë për avokat. Që atëherë, më shumë se 64,000 të dyshuar janë arrestuar.

Organizatat e të drejtave të njeriut argumentojnë se njerëz të pafajshëm janë kapur dhe burgosur nga politika, duke përfshirë dhjetëra që vdiqën në paraburgim. Megjithatë, brenda popullsisë së vendit, masat e marra nga Bukele mbështeten gjerësisht.


Top Channel

You may also like