Ekuadori kap narko-nëndetësen me pesë ton droga në ishujt Galapagos (fotogaleri)

by admin
Spread the love

Ushtria ekuadoriane ka sekuestruar pesë ton droga nga një mjet i improvizuar detar gjysmë i zhytur, në brigjet e ishujve Galapagos njoftonin zyrtarët e ushtrisë.

Operacioni detar u bënë zonën e konsideruar trashëgimi natyrore kombëtare, ku ushtria lokalizoi gjysmë-nëndetësen me 5 ton substanca të dyshimta që do të kontrollohen, thuhej në deklaratën e ushtrisë.

Prej vendndodhjes së tij strategjike, Ekuadori është kthyer në një qendër logjistike të transportit të kokainës drejt SHBA, Evropës e Amerikës Qendrore, shkruan rrjeti AFP.

Kombi i vendosur mes Kolumbisë e Perusë,  dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainë në botë, ka sekuestruar 189 ton droga këtë vit. Rekordi u shënua në vitin 2021, kur u sekuestruan një total prej 210 ton.

Ishujt Galapagos gjenden 1,000 km larg brigjeve të Ekuadorit por po përdoren si një korridor i kalimit të drogave madje së fundmi dhe armatimeve.

Javën e kaluar ushtria tha se kishte ndaluar një anije me 122 pushkë, 48 pistoleta e 124 njësi municionesh rreth 150 milje larg ishullit të San Cristóbal.

Autoritetet thanë se kur njerëzit në bord pikasën ndjekjen e rojës bregdetare hodhën në det nëntë arkat me materiale, ku më pas u gjetën armatimet.

Presidenti i ri i vendit Daniel Noboa i zgjedhur disa dite me pare, ka si sfida kryesore bandat e lidhura me kartelet meksikane e kolumbiane të trafikut.