Ekspozita e rrallë në Paris: Paraqitet sarkofagu i Ramsesit të II-të!

by admin
Spread the love

Sarkofagu i faraonit të lashtë egjiptian Ramses II, u zbulua përpara gazetarëve në Paris pas udhëtimit të tij të rrallë jashtë Egjiptit.

Arkivoli i zbukuruar me ornamente do të ekspozohet aty për publikun deri në 6 shtator.

Benedicte Lhoyer, këshilltar shkencor i ekspozitës, e cilësoi këtë një zhvillim të jashtëzakonshëm, pasojë e një “bashkëpunimi të paprecedentë mes Francës dhe Egjiptit”, siç e përshkroi ai.

Ekspozimi i Ramsesit II në Paris, është pjesë e një turneu që përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Australinë, por vetëm Franca po e merr sarkofagun, e kjo në formë mirënjohjeje për ndihmën e dhënë nga shkencëtarët franceze në shpëtimin e mumies nga kalbja pas një vizite të mëparshme të këtë vend në vitin në 1976. Vetë mumia nuk është lëvizur këtë radhë, duke qenë se tani ligji egjiptian e ndalon transportimin e mumieve mbretërore jashtë vendit.

“Ramsesi II, i njohur gjithashtu si Ramsesi i Madh, sundoi për më shumë se 60 vjet gjatë shekullit të 13-të para Krishtit . Ai mbikëqyri  pushtimet e mëdha ushtarake dhe projektet monumentale të ndërtimit, ndërsa gjeti gjithashtu kohën të bëhej babai me më shumë se 100 fëmijëve. Me pak fjalë, ishte një mbret i jashtëzakonshëm”, është shprehur Benedicte Lhoyer.

Franca ka 54 ekipe antikiteti që punojnë në Egjipt, më shumë se çdonjëri prej 25 vendeve që mban aktualisht njësi ekipe kërkimore atje.


Top Channel

You may also like