Ekspertët gjerman të kriminalistikës ende pa raport përfundimtar

by admin
Spread the love

Një muaj pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë, Prokuroria ende nuk ka përcaktuar gabim eventual njerëzor. Përveç faktit se shkaku i mundshëm i zjarrit është një kabllo zgjatues, në të cilën ishin lidhur një defibrilator, një karikues i telefonit celular dhe një pajisje tjetër, për momentin nuk ka aspekte të tjera të procedurës para-hetimore për zjarrin.

Ekspertët gjermanë nga Policia Federale Kriminale e inspektuan spitalin në mes të shtatorit. Edhe pse deri më tani raporti i tyre pritej të tregonte perceptimet e tyre për zjarrin, ai nuk është dërguar. Alsat pyeti në Bundeskrim, por nuk morëm përgjigje specifike në lidhje me raportin, as nëse ishte përfunduar, as çfarë kanë gjetur ata.

Zyra Federale e Policisë Kriminalistike u kërkua nga qeveria maqedonase për mbështetje në lidhje me zjarrin në qytetin e Maqedonisë, Tetovë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj se nuk mund të japim informacione shtesë në lidhje me procedurën e policisë

Edhe pse qeveria ka kërkuar ndihmë, ata tani ngrenë supet për raportin. Nuk tregojnë nëse janë në komunikim me Policinë Federale Kriminalistike, pasi Kryeministri Zaev raportin e tyre e paralajmëroi për dy, ndërsa kanë kaluar pothuajse katër javë nga inspektimi i tyre.

Qeveria

Ekspertët gjerman të krim-teknikës dhe forenzikës ishin mbështetje e hetimit të cilin e zhvillon Prokuroria publike. Nga atje raporti do të dërgohet në Prokurorinë publike si institucion ndaj të cili Qeveria nuk ka autoritet”. Prokuroria ende nuk e ka marrë raportin nga ekspertët gjerman.

Prokuroria Publike

Po veprohet në mënyrë intensive, po grumbullohen të gjitha provat materiale dhe gojore”. Opozita shqiptare kërkon përgjegjësi për rastin. Në natën e 8 shtatorit, deri në fund u dogj spitali modular në Tetovë, ku jetën e hum bën 14 persona.

You may also like