Eksperienca në Big Brother dhe si arriti të kuptonte orën e saktë, rrëfehet Beati

by admin
Spread the love

I ftuar në “Pardon My French” sot ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Pirro Beati. Ai ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe ka dhënë më shumë detaje rreth profesionit të tij gjithashtu.

“Unë e dija që mikrovalët zakonisht kanë orë, por që ditën e parë që kam vajtur nuk e kishte opsionin orë edhe thashë e kanë hequr. Kur kaluan disa ditë që unë nuk kisha çfarë të bëja një mëngjes, e hapa dhe pashë dhe e gjeta opsionin orë.

Tani kishte një problem që nuk e dija se sa ishte ora, pastaj prita dy ditë të tjera që të vinte ‘Prime’ dhe në orën 21:00 kur filloi e vura. E kisha me gabim çerek ore, 20 minuta sepse nuk e dija fiks, por e kisha të paktën një orar.

Për ditën e parë, pastaj ia thashë Luizit dhe Nitës më duket. Problemi ishte që nuk ia thoja dot me zë dhe ia bëja me shenja derisa e kuptuan dhe ata. Por mesa duket e ka dëgjuar edhe dikush tjetër dhe ma ndryshuan pas tre ditësh”.

“Për mua ishte shumë qejf, jam kënaqur shumë, kam qeshur shumë aty brenda. Këtë presionin që thonë të gjithë nuk e kam ndierë, ndoshta edhe pse nuk jam bërë pjesë e debateve. Sepse ato debate që bënin ishin për gjëra që kishin kaluar dhe gjëra para se të futesha unë”.

You may also like