Ekskluzive: Protesta e nisur në Hagë vazhdon gjatë majit në Bruksel

by admin
Spread the love

Protesta që u mbajt sot para Gjykatës Speciale në Hagë gjatë muajit maj do të zhvendoset në Bruksel.

Kundërshtimi i gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të bëhet muajin e ardhshëm para institucioneve të Bashkimit Evropian, njofton Shqip.

Qindra qytetarë nga Kosova e diaspora u mblodhën sot para Gjykatës Speciale, aty ku nisi gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pamje nga protesta e sotme në Hagë (VIDEO)

“NATO, po të gjykohen aleatët”, Kosova viktimë, Serbia agresore”, “Liria ka emër”, “Mos i barazoni viktimat me kriminelë”, ishin disa nga pankartat që i mbanin në duar protestuesit.

Një marsh në mbështetje të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u mbajt të dielën edhe në Kosovë ku morrën pjesë mijëra qytetarë, njofton Klankosova.tv.

Mijëra qytetarë e nisin Marshin për Drejtësinë dhe UÇK-në (VIDEO)

 

 

You may also like