Ekskluzive: Mesfushori shqiptar e synon debutimin në Premier Ligë me Brentford – flet për karrierën e tij, Brojën dhe Kombëtaren

by admin
Spread the love

Roy Syla është futbollisti i radhës shqiptar që pritet të debutojë në elitën e futbollit Anglez, në Premier Ligë me skuadrën e Brentford. Reprezentuesi shqiptar është futbollisti i parë shqiptar që veshë fanellën e klubit anglez Brentford, shkruan Insporti.com.

Syla luan pozitën e mesfushorit dhe përfaqëson Kombëtaren e Shqipërisë në grupmoshat e reja dhe është në pritje të ftesës nga skuadra A.

Gazeta Online “Insporti” ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me mesfushorin 21-vjeçar, në të cilën flet për karrierën e tij në tokën angleze dhe synimet e tij me kombëtaren kuqezi.

Roy Slya

Në këtë intervistë, ai shpreh pëlqimin e tij për yllin shqiptar, Keide Bare, pasi i pëlqen mënyra se si ai luan.

Aktualisht, Syla është pjesën e skuadrës të dytë të Brentford dhe sipas tij shumë shpejtë pritet të ftohet në skuadrën A, të trajnerit Thomas Frank.

Brentford këtë sezon është rikthyer në Premier Ligën Angleze dhe deri më tani është duke zhvilluar një sezon të mirë. Brentford është klub nga Londra.

Karrierën e ka filluar në klubin Barnet dhe si 17 vjeçar ka nënshkruar kontratën e parë profesionale, ndërsa në Brentford është transferuar në vitin 2021.

Mesfushori shqiptar thotë se është duke e përcjell suksesin e Armando Brojës në Premier Ligë, por që ende nuk ka arritur të takohet me të, ndonëse prindërit e tyre kanë një miqësi të mirë.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë:

Insporti: Ke nisur karrierën në Barnet, tani je pjesë e Brentford. Si po shkon ky sezon, sa je adaptuar në klubin e Brentfordit?

Syla: Po, kam nisur karrierën me Barnet si 12 vjeçar dhe kam qëndruar deri në moshën 19 vjeçare. Kontratën e parë profesioniste e firmosa si 17 vjeçar. Që kur firmosa kontratën me Brentford e kam parë vetën të rritur shumë profesionalisht dhe fizikisht. Sezoni po shkon shumë mire në klub duke luajtur me shume ekipe të niveleve te larta, gjithashtu dhe ndërkombëtare me turne në Qipro dhe Portugali.

Insporti: Luan në pozitën e mesfushorit, cili nga mesfushorët shqiptarë ne të kaluarën dhe tani te pëlqen?

Syla: Jam mesfushor qendre, mund të luaj nr 6 si organizator ose nr 8. Nga mesfushorët e Shqipërisë nga çfarë kam parë me pëlqen Bare, është shumë aktiv dhe i saktë me topin.

Insporti: Jeni në Brentford B, a keni stërvitur edhe me skuadrën e parë të Thomas Frank?

Syla: Brentford B është shumë i lidhur me ekipin e parë të Brentford. Vazhdimisht lojtarët të dy ekipeve shkëmbejmë eksperienca me njëri-tjetrin në stërvitje dhe ndeshje. Që kur kam firmosur jam stërvitur disa herë me ekipin e parë, gjithashtu bëjmë ndeshje kontrolli kundër njëri-tjetrit.

Insporti: A jeni kontaktuar nga Kombëtarja e Shqipërisë A, jeni grumbulluar në U-17 dhe U-19?

Syla: Po, jam aktivizuar me Kombëtarën U17, U19, U20. Herën e parë që jam grumbulluar me Kombëtarën U17 ishte kur firmosa kontratën profesionale me Barnet. Shpresoj të vazhdoj me U21.

Insporti: Cili është synimi i juaj me Brentford apo do largoheni në fund të kontratës?

Syla: Synimi im është të firmos kontratë të re me Brentford dhe të jem së shpejti pjesë e ekipit të parë.

Insporti: A e përcjell kampionatin e Shqipërisë dhe Kosovës?

Syla: Po i ndjek të dyja se është pjesë e familjes tonë dhe gjithmonë mësoj nga çdo ndeshje që e shikoj.

Insporti: A keni pas ndonjë ofertë nga klubet shqiptare?

Syla: Jo me aq sa di. Nga Barnet kam shkuar direkt në Brentford.

Insporti: Si ju duket paraqitja deri më tani e Brentford në Premier Ligë?

Syla: Si një klubi i ri në Premier League kanë filluar shumë mirë dhe si rezultat i kësaj Brentford po tërheq vëmendjen e tifozëve kudo. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Insporti: Si e vlerësoni konkurrencën brenda skuadrës, a mendoni se keni gjasa të debutoni në Premier Ligë?

Syla: Atmosfera brenda klubit është shumë profesionale dhe konkurruese. Jemi të gjithë lojtarë që punojmë shumë, lojtarë të niveleve të larta, të cilët shumë nga ne luajmë me kombëtaret e vendeve që përfaqësojmë.  Mënyra si po stërvitem dhe paraqitja e mirë në ndeshje mendoj se së shpejti do të arrij të debutoj në Premier Ligë.

Insporti: A ke miqësi me Brojën, a jeni takuar ndonjëherë?

Syla: Broja është duke shkëlqyer me Southampton duke shënuar gola me vlerë për ekipin dhe karrierën e vet. Ndonëse prindërit tanë kanë miqësi ne nuk kemi pas mundësi të takohemi akoma.

You may also like