EKSKLUZIVE/ Katër arbitra shqiptarë do të gjykojnë Villarrealin në Conference League  

by admin
Spread the love

Një tjetër ngjarje e rëndësishme për arbitrimin shqiptar pritet të ndodhë ditën e enjte. Gjyqtari Juxhin Xhaja do të arbitrojë një ndeshje të fazës së grupeve në Conference League. Bëhet fjalë për sfidën midis Villarreal dhe Hapoel Beer Sheva.

Sipas burimeve pranë redaksisë së Oversport, Juxhin Xhaja është zgjedhur që të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi. Ai do të ndihmohet po nga tre gjyqtarë të tjerë nga Shqipëria.

Asisteni i tij i parë do të jetë Nertil Bregasi, ndërsa asisten i dytë Dojanto Myftari. Arbitër i katërt ndërkohë do të jetë Kreshnik Barjamaj. Sfida midis Villarreal dhe Hapoel Beer Sheva do të zhvillohet ditën e enjte në orën 18:45 në kuadër të raundit të pestë të grupeve në Conference League. /oversport.tv

You may also like