Ekonomia në fokus të seancës së parë të përbashkët të qeverisë maqedonase dhe asaj bullgare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Hekurudha, linja ajrore, aktivitetet kulturore- do të jenë pjesë e temave të seancës së përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë të martën në Sofje. Kryeministri bullgar Kirill Petkov theksoi se tani ekziston mundësi për të kompensuar gjithçka që nuk është bërë në 30 vitet e fundit, duke përmendur sërish afatet.

“Të gjithë ju do të takoheni me kolegët tuaj nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe do të bëjmë plan real me arritje reale, të cilat duhet t’i arrijmë në gjashtë muajt e ardhshëm, në takimet që pres të jenë në baza javore me grupet e punës. Jam i kënaqur me atë që ndodhi në vizitën e parë dhe me qasjen që vazhdojmë, nuk do të humbim asnjë minutë”, tha Kirill Petkov- kryeministër i Republikës së Bullgarisë.

Derisa kryeministri flet për çështjet ekonomike, duke e vënë historinë në plan të dytë, presidenti bullgar Rumen Radev përsëriti cili është çelësi për zhbllokimin e integrimeve evropiane.

Ka shumë sinjale pozitive nga ajo vizitë. Por unë shpresoj që së bashku, me të gjitha përpjekjet për të përmirësuar lidhjen, investimet, ekonominë dhe bashkëpunimin, nuk do të harrojmë çështjet bazë që duhet të zgjidhen dhe do ta hapin vërtet derën për fillimin e negociatave”, u shpreh Rumen Radev- kryetar i Republikës së Bullgarisë.

Në Shkup, nga ana tjetër, po flitet në mënyrë intensive për personin që do të plotësojë postin e ambasadorit në Sofje. Në intervistë për “BTV”, ministri i jashtëm Bujar Osmani deklaroi se ishte gabim i madh që vendi nuk kishte ambasador në Bullgari për një kohë të gjatë. Këtë rol deri më tani, të paktën në pjesën politike, e ka zëvendësuar përfaqësuesi special i Qeverisë, Vllado Buçkovski, i cili i dha fund këtij posti.

Kryeministri bullgar Kirill Petkov tha se ai kishte folur me autoritetet maqedonase për këtë çështje dhe i ishte thënë se ambasadori i ardhshëm do të ishte një “person i ri, me orientim drejt biznesit”. Ndryshe nga ky qëndrim i qeverisë, kryetari i Komisionit për punë të jashtme dhe deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski thotë se ambasadori duhet të jetë kuadër i MPJ-së.

Një diplomat me përvojë nga radhët e Ministrisë së Jashtme, i cili ka pasur angazhim të suksesshëm si ambasador në ndonjë shtet tjetër, mund të jetë zgjidhje solide për ambasadorin e Maqedonisë në Sofje”, deklaroi Antonio Milloshoski- deputet i VMRO DPMNE. Ambasadori i fundit në Sofje ishte Marjan Gjorçev, mandati i të cilit skadoi në prill të 2020.

You may also like