Ekipi i ri i IAEA-s monitoron termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia

by admin
Spread the love

Një ekip i ri vëzhguesish nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, IAEA, ka marrë postin e tij në stacionin bërthamor të Zaporizhzhia të okupuar nga Rusia të Ukrainës pas një vonese prej gati një muaji, ka njoftuar Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi.

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, me gjashtë reaktorë, u pushtua nga trupat ruse në fillim të pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar.

Me secilën palë që akuzon tjetrën për bombardimin dhe rrezikimin e një aksidenti bërthamor, monitoruesit e IAEA janë vendosur në stacion që nga shtatori.

Në një deklaratë sot, z. Grossi tha se prania e tyre ishte “e domosdoshme për të ndihmuar në uljen e rrezikut të një aksidenti bërthamor”.

“Ekspertët tanë të guximshëm – duke punuar ngushtë me stafin operativ të uzinës – po japin këshilla teknike dhe monitorojnë situatën në rrethana jashtëzakonisht të vështira dhe sfiduese,” shtoi ai.


Top Channel

You may also like