Ekipet shqiptare në Europë, zbulohen datat dhe oraret kur do të luajnë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pasi kanë zbuluar kundërshtarët e tyre në eliminatoret e Champions League dhe Conference League, ekipet shqiptare tashmë kanë mësuar edhe oraret se kur do të zhvillohen ndeshjet.

Kështu, Tirana që do të luajë në Champions League përballë Dudelange do të përballet fillimisht në transfertë më 6 korrik në orën 19:30, ndërsa do të presim një javë më vonë në 12 korrik luksemburgasit në orën 20:00.

Partizaani i cili do të ndeshet me gjeorgjianët e Saburtalos do të zhvillojë ndeshjen e parë në transfertë më 7 korrik në orën 18:00. Sfida e kthimit do të jetë më 14 korrik në orën 20:00.

Laçi nga ana tjetër takimi e parë ndaj Iskra do ta ketë në shtëpi në orën 20:00, më datë 7 korrik, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet më 14 korrik në orën 21:00.

Për s ai përket stadiumit ku do të zhvillohen ndeshjet, për momentin është deklaruar “Elbasan Arena” për të tre ekipet shqiptare, por Tirana mund të zhvillojë ndeshjen e saj në “Air Albania”. /oversport.tv

You may also like