Ejupi: Në FFK është letra e UEFA-s që konfirmon suspendimit e Agim Ademit – ai ka pranuar fajin

by admin
Spread the love

Presidenit aktual i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, është i ftuar në emisionin sportiv “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini për të folur rreth situatës në futbollin e Kosovës dhe në klubin kryeqytetas, shkruan Insporti.com.

Ejupi ka folur edhe për një letër të UEFA-s, që sipas tij është suspendimi i kryetarit aktual të FFK-së, Agim Ademi për dy vite.

“Unë si pas portaleve, gazetave që shkruajnë. Dje pash një shkrim tmerrues, U-21shi që të kurdiset ndeshja nga krerët. Ne jemi pjesë e FIFAS dhe UEFA, jashtëzakonisht keq, nëse fillojme me këto. Të njëjtin njerëzit që 30 vite vendosin për futbollin. Ne jemi duke punuar një plan me një ekip ndërkombëtar, ku do të ia prezantojmë klubeve dhe pastaj të vendosim. Unë jam i dënuar ende jam i dënuar dhe nuk kam marrë një përgjigje, pasi kam kritikuar vazhdimisht. Jam dënuar pasi kam kritikuar, nëse vlen dënimi im që mos të kandidojë, atëherë duhet të vlejë për të gjithë edhe për ata që janë dënuar. E ka pranuar edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi. është edhe letra e UEFA-s që konfirmon se është i dënuar. Natyrisht është letra e UEFA dhe kryetari i iFFK-së është i suspenduar për dy vite derisa ta përfundojë gjyqin, për të cilin e ka privat”, ka deklaruar Ejupi, transmeton Insporti.

Ejupi ka konfirmuar kandidaturën e tij për të parin e FFK-së dhe se nuk do të kandidojë më për pozitën e presidentit të FC Prishtinës. /Insporti.com/

You may also like