Einxhel zbulon se natën e parë pas “Big Brother VIP” e kaloi me DJ Dagz

by admin
Spread the love

Einxhel Shkira ishte një ndër katër finalistët e ‘Big Brother VIP” që përfundojë mbrëmë dhe fitues u shpall balerini, Iliri Shaqiri.

Moderatorja sot ka bërë postimet e para në Instagram pas shumë javësh mungesë, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka zbuluar se natën e parë pas spektaklit madhështor e kaloi me të dashurin e saj dhe ish-banori, DJ Dagz.

Dyshja shihen të jenë në shtrat ku si duket kanë kaluar një natë të lumtur krahë njëri tjetrit.

Në njërën nga imazhet, Shkira shihet dorë për dore me DJ -in kosovar teksa shkruan: Është zakon dhe më pëlqen.

Kujtojmë që si finaliste, moderatorja fitoi një shumë prej 10 mijë eurosh, teksa gjithashtu pritet të filloi një emision në Top Channel.

 


You may also like