Einxhel i thotë Dagzit publikisht se do vdiste për të

by admin
Spread the love

 

Qifti i krijuar brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz, po shijojnë çdo moment pranë njëri tjetrit.

Si duket dyshja janë edhe më të lidhur tani jashtë dhe po vazhdojnë lidhjen ende duke u shfaqur shumë të lumtur, shkruan “Kosovarja”.

Mbrëmë qifti kanë qenë në një koncert së bashku ku ka kënduar reperja, Doruntina Shala – Tayna.

Kështu Einxhel nën tekstin e këngës së artistes nga Prizreni me titull “Doruntina”, ku flet për dashuri, moderatorja ka realizuar një video në krahët e DJ kosovarë.

Ajo ka shkruar në mbishkrim “Me dek për dashni”, duke lënë të nënkuptohet se edhe ajo do e bënte për dashurinë e saj, në këtë rast, DJ Dagz.


You may also like