Einxhel dhe DJ Dagz kanë fjetur në një shtrat, e nisën ditën me puthje e përqafime

by admin
Spread the love

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz vazhdojnë të shijojnë çdo moment brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Si çifti i ri i krijuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ata tashmë po ndajnë edhe shtratin bashkë.

Në një video të re të shpërndarë në rrjete sociale, dyshja shfaqen në një moment romantik derisa janë akoma në gjumë.

Einxhel dhe Dagz po ashtu janë të nominuarit e kësaj jave së bashku me balerinin Ilir Shaqiri, njëri prej të cilëve javën që vjen do ta lërë shtëpinë.

Të njëjtit janë çifti i tretë i krijuar në Big Brother VIP, pas Donaldit dhe Beatrix, DJ PM e blogeres Sarah Berisha.


You may also like