Egnatia zyrtarizon afrimin e parë, firmos sulmuesi Ilir Camaj

by admin
Spread the love

Egnatia ka zyrtarizuar edhe afrimin e parë në merkaton e verës. Klubi nga Rrogozhina ka njoftuar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare se ka nënshkruar me sulmuesin Ilir Camaj.

Ky i fundit ka nënshkruar me Egnatian për dy sezone, ndërsa më parë është aktivizuar në Oman me Dhohar Club. Camaj është lojtari i parë që firmos me Egnatian në këtë sesion merkatoje.

“Njoftimi.

Ilir Camaj vishet bardhejeshil.

Sulmuesi Ilir Camaj është lojtari i parë që firmos me Klub Futboll Egnatian në ketë merkato vere.

Camaj pasi ka kryer vizitat mjekësore ka nënshkruar me Egnatian për 2 sezone. Sulmuesi vjen pas një aventure në Oman te Dhohar Club ndërsa më parë ka luajtur për skuadrën e Deçiç Tuzi në Malin e Zi”, shkruhej në njoftimin e Egnatias. /oversport.tv

You may also like