Egnatia “viktima” e shtatë e Kastriotit, Vllaznia çlirohet ndaj Skënderbeut

by admin
Spread the love

I lidh numri 7, festuan te dyja. Kastrioti mori të shtatën fitores radhazi, kurse Vllaznia pas 7 ndeshjes u rikthye të merrte pikët e plota. Tashmë Superiorja ka një panoramë më të qartë në fundin e tabelës, ku krutanët numërojnë 9 pikë më shumë se rrogozhinasit.

Kastrioti sot triumfoi 2-1 me përmbysje kundër Egnatias, në një ndeshje që i pati të gjitha. Dida dhe Hasani dhanë sinjalet e para për vendasit, kurse Greca në minutën e 24-t u ndal nga shtylla pingule pas një goditjeje dënimi.

Tre minuta më pas Delarge i Egnatias goditi po shtyllën. Asnjë gol në 45 minutat e para, ndërsa Egnatia më pas e nisi me një rast të pastër. Pranë portës Delarge humbi mundësi të artë shënimi. Gjithsesi gabimin e shleu Pedro Augusto.

Braziliani nuk fali brenda zone dhe VAR ia konfirmoi golin, pavarësisht protestave. Kastrioti iu afrua golit me pas me Selmanin, i cili goditi traversën. Krutanët u hodhën në sulm dhe Edon Hasani barazoi. Egnatia më pas fitoi një penallti.

Gëzim Krasniqi u ndal nga portieri Sali, i cili mbajti në lojë Kastriotin, që më pas shënoi golin e fitores me Bedri Grecën dhe tani skuadra e Emiljano Çelës e sheh veten tre pikë larg vendit të tretë në klasifikim.

Fitore me shumë vlera mori edhe Vllaznia, kundër Skënderbeut të vendit të fundit. Shkodranët iu falën një goli të shënuar nga Esin Hakaj, por në pjesën e parë ishin me fat. Jean Victor dhe Mensah kishin raste fantastike për gol, por nuk realizuan dot.

Hakaj në fillim të pjesës së dytë nuk fali, ndërsa më pas rrezikuan të shënonin edhe Latifi e Da Silva. Djaloshin nga Prishtina e ndali mrekullisht portieri Rexhepi, i cili e mbajti në lojë Skënderbeun që gjithsesi nuk ia doli të merrte pikë dhe vetëm matematika e mban në Superiore.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 31

Kastrioti-Egnatia 2-1
Shënues:
Hasani 72’, Greca 86’ / Pedro 60’

Vllaznia-Skënderbeu 1-0
Shënues:
Hakaj 58’

/ oversport.tv

 

You may also like