Egnatia ndal edhe Vllazninë, shkodranët i largohen kreut

by admin
Spread the love

Egnatia dhe Vllaznia e kanë mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e fundit të javës së tetë të Abissnet Superiore, teksa ata që kaluan të parët në avantazh ishin rrogozhinasit me anë të një goditje spektakolare të Besir Isenit nga distanca.

Megjithë përpjekjen e portierit Zogovic, sfera ishte e destinuar të përfundonte në rrjetë duke sjellë festën në stadium e Egnatias. Ndërkaq, goli zgjoi shkodranët të cilët me Jonuzin ishin pranë barazimit, por goditja nga mesfushori përfundoi në këndore.

Në anën tjetër, të besuarit e trajnerit Gugash Magani kishin një mundësi të artë për të dyfishuar me anë të sulmuesit Pedro Augusto, por në këtë rast Zogovic e bëri mirë detyrën. Sakaq, kur pritej që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin e vendasve, gardiani Puja shkakton 11-metërsh pasi shkel Liridon Latifin.

Në fakt, gjyqtari Bajramaj nuk e akordoi penalltinë, por më pas me ndërhyrjen e VAR ndryshoi mendim. Kështu, nga pika e bardhë, Latifi ekzekutoi saktësisht për të rivendosur baraspeshën. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Imeri ishte i pafat me goditjen e tij që u përplas në traversë ndërsa nga ana tjetër, Kruja u ndal nga Puja. Në vazhdim, të dyja ekipet provuan ta fitonin ndeshjen, me rastin e fundit që i takoi shkodranëve me Mustedanagiç, por rezultati nuk ndryshoi dhe kështu ekipet e mbyllën në barazim 1-1. Pas këtij takimi, Vllaznia mban vendin e pestë me 10 pikë, ndërsa Egnatia një pozicion më poshtë, po me 10 pikë.

Komenti:
92′ Mustedanagiç kërcënon portën e Bruno Pujës, por sfera kalon ngjitur me shtyllën
89′ Jonuzi provon nga distanca, por portieri Puja
76′ Latifi reagon keq ndaj zëvendësimit, sulmuesi ulet në stol dhe më pas largohet drejt dhomave të zhveshjes

71′ Sërish rrogozhinasit në aksion, Pedro Augusto ka hapësirë në hyrje të zonës, por gabon tërësisht shënjestër

69′ Egnatia rikthehet në sulm, Jackson provon nga jashtë zone, por Zogovic pret në pozicion
66′ Latifi provon me kokë, topi përplaset te Ymeralilaj me sulmuesin e shkodranëve që pretendon për një prekje të topit me dorë. Por, arbitri Bajramaj vazhdon normalisht lojën

55′ Dalje e rrezikshme e Vllaznisë, Latifi fton në aksion Krujën. Por, goditja e këtij të fundit devijohet në këndore nga portieri Puja

47′ Vllaznia dhe Zogoviç shpëtojnë nga goli i dytë, goditja e Imerit përplaset në traversë

45+2′ Përfundon në baraspeshë pjesa e parë në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Vllaznisë. Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Isenin, ndërsa Latifi barazoi për shkodranët
45′ Goooool! Vlaznia rikthen ekuilibrat, Latifi nuk gabon nga pika e bardhë

44′ VAR i vjen në ndihmë arbitrit Bajramaj, akordohet penallti ndërhyrja e Pujës mdaj Latifit
42′ Vllaznia pretendon për penallti, portieri Puja rrëzon në zonë Liridon Latifin

35′ Da Silva tenton nga një kënd i prirët të befasojë portierin Puja, por sulmuesi i Vllaznisë gjen vetëm rrjetën e jashtme

35′ Sërish Egnatia që insiston me Çyrbjen, por Fallou largon rrezikun nga zona e shkodranëve
27′ Egnatia pranë dyfishimit të rezultatit, Pedro Augusto ndalet vetëm nga Zogovic

19′ Vllaznia pranë golit të barazimit, Jonuzi provon fluturimthi por topi devijohet dhe përfundon në këndore

15′ Gooooool! Besir Iseni tund rrjetën me një goditje preçize nga distanca, Egnatia kalojnë në avantazh

10′ Latifi godet nga distanca, megjithatë gardiani Puja është në gatishmëri

3′ Demir Imeri provon nga distanca të befasojë Zogovic, por goditja e anësorit është krejtësisht e gabuar

1′ Starton sfida në Rrogozhinë, Egnatia sfidon Vllazninë

Formacionet:
Egnatia (4-3-3): Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmucca, Telushi, Iseni, Jackson, Çyrbja, Imeri, Pedro
Vllaznia (4-4-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Fallou, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Aralica, Latifi
Gjyqtarë: Kreshnik Bajramaj, Renato Malaj, Xhuljo Mani, Olti Çela
VAR: Florjan Lata, Denis Rexha/ Supersport



Top Channel

You may also like