Egnatia humb një titullar, operohet në ligament mesfushori brazilian

by admin
Spread the love

Një tjetër futbollist ka mbyllur sezonin tek Egnatia. Mesfushori brazilian, Guilherme Eller, u dëmtua që në sfidën me Partizanin në gju.

Kontrollet mjekësore zbuluan se ai kishte këputur ligamentin dhe një ditë më parë është operuar. Braziliani kështu ka mbyllur sezonin, pasi i duhen të paktën 6 muaj për t’u rikuperuar.

Të njëjtin fat më parë e ka pasur edhe mesfushori Bruno Telushi, kurse Michael Agbekpornu ia hodhi me një operim në menisk dhe është rikthyer të luajë në janar.

Eller këtë sezon ka luajtur 7 ndeshje, katër prej të cilave ai i ka nisur si titullar. Me Ramadanin në stol ai ishte pjesë e formacionit. / oversport.tv

 

You may also like