Efektivi që i mori jetën 7 vjeçares është nipi i tij? Reagon Taulant Balla dhe sqaron gjithçka

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet se polici Arjan Tase që vrau fëmjën 7 vjeçare me skaf në Himarë është nipi i tij.

Përmes një postimi në Twitter Taulant Balla ka hedhur poshtë akuzat dhe deklaron se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë.

Sipas Ballës autori duhet të marrë dënim shembullor.

‘Si ka mundësi që këta lloj vampirësh mediatikë dhe nga mbrapa politikë arrijnë të shpifin dhe sajojnë deri në këtë pikë. Asnjë lidhne me këtë individ që duhet të marrë dënim shembullor’, shkruan Balla.

You may also like