Efekti “domino”, Chelsea shumë afër titullarit të PSG

by admin
Spread the love

Me të gjithë vëmendjen e spostuar te Koulibaly, Chelsea ka punuar shumë edhe në aksin Londër-Paris.

Mediet britanike raportojnë për një akord paraprak midis londinezëve dhe mbrojtësit francez Presnel Kimpembe.

26-vjeçari ka bërë mirë në radhët e PSG, ku ka mbajtur shpesh edhe shiritin e kapiten dhe tani me ndryshimet në skuadër, Presnel është gati për një “arratisje” drejt Anglisë.
Gjithçka është mbajtur e fshehur dhe ka një efekt “domino”.

PSG po kërkon me ngulm shërbimet e Milan Skriniar dhe londinezët kanë një avantazh, pasi hapësirat e Kimpembe do të zvogëloheshin.

Edhe nga Parisi raportojnë se kampionët e Francës janë të hapur për shitjen e qendërmbrojtësit dhe në Londër duket se e kanë gati “partnerin” e senegalezit Koulibaly, për të kompozuar një mbrojtje shumë interesante.

Presnel Kimpembe është pjesë e parizienëve nga viti 2014 dhe numëron 221 ndeshje 3 gola, ndërsa në CV ka edhe 28 prezenca me Francën.


Top Channel

You may also like