Edona tregon pse nuk pranon pasaportë të huaj: Në varr dua hyj si kosovare

by admin
Spread the love

 

 

Edona James po merr vëmendje me secilën deklaratë që po bën në Big Brother VIP Kosova 2. Trasgjinorja ka fituar simpatinë e publikut dhe tashmë po thyen rekorde edhe në platformën TikTok.

Në një diskutim të fundit me banorët, Edona ka treguar se sa krenare njihet që është nga Kosova.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Kur të hy në dhe dua të hy si kosovare, jo si gjermane, unë nuk kam dashur të jem gjermane, shqipen po e flas bukur, këtu për tre muaj do ta mësoj edhe më shumë”, u ka thënë Edona banorëve.

Theksojmë që Edona në rrugëtimin e saj në BBVK nuk ka hezituar të flas hapur edhe për transformimin e saj në femër.

Ajo ka pranuar se ka investuar deri në 100 mijë euro në fizikun e saj.

Ndërkohë, Edona edhe në javën e fundi u zgjodh si një prej banorëve më të preferuar të publikut.

 

You may also like