“Edi Rama po fërkon duart” Përplasjet brenda PD-së, analisti i njohur bën deklaratën e fortë

by admin
Spread the love

Analisti Mentor Nazarko mendon se nga situata e tensionuar brenda PD-së po përfiton vetëm kryeministri Edi Rama. Sipas tij, në këtë situatë, ai do të qeverisë i qetë me një PD të përçarë.

“Një nga zhvillimet e pritshme të frenueshme që sjell prania amerikane, angazhimi amerikan në lidhje me PD mund të ishte marrja nën kontroll e PD nëpërmjet një operacioni paramilitar, si protestë e bazës, apo anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Unë besoj se kjo nuk ndodh. E dyta, thuhet se do të ndodhë i ashtuquajturi referendum që do të shpallet më datë 11, e do te mbahet ne 18 dhjetor fiks atëherë kur Basha të zhvillojë Kuvendin e vet. Këto janë zhvillime megjithatë brenda legalitetit që nuk parashikojnë përplasje fizike dhe gjithsesi i japin mundësinë Edi Ramës të fërkojë duart. Të gjitha zhvillimet që ndodhin në PD e favorizojnë atë që të qeverisë i qetë ndaj një PD të përçarë”, u shpreh analisti.

You may also like