Edi Rama komenton deklaratat e Berishës të pasqyruara nga media britanike: Trup, pjellë e sojit të lig

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka komentuar deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, qëndrimet e të cilit janë pasqyruar nga media britanike Daily Mail.

Rama i cilëson si turp këto deklarata dhe shkruan se vetëm shërbëtorët e së keqes, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë.

Rama: “Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!”.

“Ky është një moment kur Shqipëria është kthyer në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë”, është pasazhi që ka marrë gazeta Britanike nga deklaratat e ish kryeministrit Berisha.

You may also like