Edi Rama flet për ukrainasit e ikur në Europë: Do të jenë mirë, sepse nuk janë myslimanë

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ishte në Forumin e Diplomacisë të zhvilluar në Antalia të Turqisë, ka dhënë një përgjigje goditëse pyetjes së gazetares së televizionit Haber7, për arratisjen e ukrainasve nga Ukraina drejt vendeve europiane.

Gazetarja: Shumë njerëz u detyruan të iknin nga Ukraina në vendet evropiane.
A keni edhe ju një plan?

Rama:Mendoj se do të jenë mirë. Sepse nuk janë myslimanë. Prandaj gjendja e tyre do të jetë e mirë.
Forumi Diplomatik i Antalias është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalias është “Rikodimi i diplomacisë”. /Abcnews

You may also like