Edi Paloka mban qëndrim të fortë ndaj kolegëve: Kush vazhdon përçarjen që gatoi Rama, të gjejë rrugën

by admin
Spread the love

Deputeti Edi Paloka ka mbajtur një qendrim të fortë ndaj kolegëve demokratë, që ende sipas tij ndjekin rrugën e Lulzim Bashës, që në fakt thotë demokrati është gatuar nga vetë Edi Rama, me shpalljen e Berishës ‘non grata’.

Postimi i Edi Palokës:

“Eshte e qarte qe edhe brenda grupit parlamentar, ne kundershtim me vullnetin shumices absolute te deputeteve, ka ende nga ata qe ndjekin linjen e percarjes se grupit .

L.B formalisht mori persiper pergjegjesite e tij per vendimin personal qe solli si pasoje dhe percarjen e PD dhe situaten ku jemi sot. Per fat te keq , kete linje , qe i intereson vetem Rames, po vazhdojne ta ndjekin dhe dy tre deputete te tjere qe pervec mandatit te deputetit qe ju kane dhene demokratet, nuk kane asnje tager tjeter sot.

Te flasesh gjoja per bashkim dhe te quash rikthimin e deputeteve te PD ne seline e tyre dhe ne grupin parlamentar ; “pushtim me dhune” …!

Ne nuk ju detyruam te kerkonit falje per gjithshka na solli ne kete pike edhe pse kjo do ishte sjellje normale , presupozuam qe gjithe pergjegjesine e mori me vete L.B. Po pas kesaj, te sillesh sikur jeton ne nje bote tjeter, jashte realitetit e te besh sikur nuk kane ndodhur as 11 dhjetori, as referendumi i 18 dhjetorit, as 6 marsi e te kerkosh ti kthesh demokratet pikerisht atje ku filloi percarja , kjo mua nuk me duket thjeshte naivitet .

Une mendoj se kam qene ai qe me shume se kushdo u perpoqa fillimisht te pengoja percarjen e demokrateve, e me pas vazhdova te perpiqem per bashkimin e tyre. Kam qene e jam me bindjen se pavarsisht se cila u konfirmua shumice brenda PD, bashkimi mbetet domosdoshmeri ne se duam te rrezojme Ramen.

Por ne se dikush, per interesa te caktuara, vazhdon linjen e percarjes qe e gatoi Rama dhe ju a serviri demokrateve L.B me 9 shtator, atehere ai duhet te gjeje rrugen e tij . Kush ka vullnet per bashkim e ka mundesine ta tregoje sot. Demokratet kane humbur kohe boll , nuk kemi me kohe e energji per te harxhuar me njeri tjetrin.”-shkruan Paloka.

You may also like