Edhe pse pësuan nga Bochum, drejtuesit e Bayernit vendosin të vazhdojnë me Tuchel

by admin
Spread the love

Skuadra e Bayern Munich nuk po kalon sezon aspak të mirë në ligën gjermane, Bundesliga.

Bavarezët fundjavën që shkoi pësuan humbje nga Bochumi në udhëtim me rezultatin 3:2 dhe ngecën në tetë pikë larg liderit Bayer Leverkusen.

Përveç saj, ekipi gjerman ka mbetur pa Kupë dhe Superkupë. Kjo krizë që po e kalon Bayerni e sidomos humbja e djeshme ka bërë që drejtuesit e klubit të thërrasin një mbledhje urgjente, e cila ka zgjatur thuajse deri në mesnatë.

Ndonëse ishte i pritshëm shkarkimi i trajnerit Thomas Tuchel, i cili është nën kritikat e publikut në Gjermani dhe tifozëve të Bayernit, nuk ndodhi.

Përkundrazi, drejtuesit e Bayernit vendosën t’i japin një shans të ri Tuchelit dhe të vazhdojnë me të sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ka gjasa që pas këtij vendimi pakënaqësia e fansave të jetë edhe më e madhe. E pas humbjes nga Bochum, vet trajneri gjerman kishte deklaruar se ndjen se ka mbështetjen e klubit.

Për një kohë tejet të shkurt, Bayern Munich pësoi disfatë në derbin ndaj Leverkusenit, më pas në Ligën e Kampionëve nga Lazio në ndeshjen e parë të 1/8-ave, dhe kjo e fundit mbrëmë nga Bochum në Bundesligë.

You may also like