Edhe një shtrenjtim i çmimit të derivateve të naftës

by admin
Spread the love




Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka vendosur që sërish të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës.
Benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri shtrenjtohen për 1.50 denarë, ndërsa EURODIZELI për 2,00 denarë.
Sipas vendimit një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 81,00 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të shitet për 83,00 denarë.
Një litër EURODIZEL në bazë t2ë vendimit të ri do të kushtojë 73,50 denarë.
Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri do të jetë 73,00 denarë për litër. /SHENJA/


You may also like