Edhe një aderim në ASH, Taravari prezantoi profesorin e njohur tetovar

by admin
Spread the love

Edhe një aderim tjetër në ASH, ku kryetari në detyrë i kësaj partie, Arben Taravari ka pritur sot profesorin tetovar, Burim Murtezani.

“Mirë se vjen profesor Burim Murtezani! Njerëzit e dijes dhe shkencës i bashkon Aleanca për Shqiptarët.

Burim Murtezani është profesor i matematikës dhe informatikës si dhe programer me përvojë të lartë (Senior Software Engineer) në kompaninë e mirënjohur “Tetnet Pro” në Tetovë.

Pas studimeve në Universitetin e Zagrebit, punoi tre vjet në Gjimnazin e Tetovës si një ndër profesorët e parë të informatikës. Nxënësit e tij, tani më, janë profesorë të njohur nëpër universitetet vendore dhe jashtë vendit.

Më pas punoi tre vjet në Universitetin e Tetovës ku krijoi dhe administroi rrjetin e parë kompjuterik të këtij Universiteti.

Burim Murtezani është autor i më se 20 aplikacioneve (për Windows, Android dhe Linux) që janë në përdorim, në tregun tonë dhe jashtë vendit, në kompani private dhe shtetërore”, ka bërë të ditur Taravari.

You may also like