Edhe ne artistët dimë të qajmë – Shqip

by admin
Spread the love

10:02 | 20 Nentor 2021

Nga Turqia, Morena Tarakut duket se nuk i kanë shpëtuar zhvillimet mediatike në Shqipëri e Kosovë.

Si plot të tjerë, edhe ajo duket të jetë kapluar nga “sindromi Big Brother VIP”, i cili e ka shtyrë të reagojë.

Përmes një postimi të gjatë në Instagram, Morena i ka dalë haptazi në mbrojtje Fifit duke ndjerë atë që po kalon këngëtarja sepse vite më parë, ishte vet pjesë e një eksperience të tillë televizive në Kosovë.

Ajo në një shkrim të gjatë, mes tjerash është shprehur:

“Dita brenda është e gjatë, vetëm ata që e kemi provuar të jemi pjesë e një reality shou e dimë, sepse 24 orë brenda janë si 20 ditë jashtë e edhe më të vështirë e bëjnë kamerat dhe njerëzit që nuk njohim aty dhe secili mundohet të nxjerr në pah diçka të bukur nga vetja e nuk mendon se sa e lëndon tjetrin. Ti je Fifi që shpërthen në të qara e në të qeshura sepse brenda teje nuk ka filtra se ti jeton brenda botës tënde”

Reagimin e plotë të Morenës mund ta lexoni më poshtë.

You may also like