“E zeza mbi të bardhë”, Juventusi zyrtarizon rinovimin me Mattia Perin

by admin
Spread the love

“E zezë mbi të bardhë për të vazhduar aventurën e tij bardhezi”, kështu nis njoftimi i Juventusit, që ka nënshkruar me portierin Mattia Perin një marrëveshje të re deri më 30 qershor 2025.

Mediat në Itali orë më parë e kishin bërë të kryer rinovimin e portierit dhe tashmë klubi me bazë në Torino ka dalë edhe me komunikatë zyrtare.

Në komunikatën e bërë vihet në dukje gatishmëria e Perin për të qenë gati kurdoherë. Perin i është bashkuar Juventusit para katër vitesh dhe këtë sezon ai ka luajtur në 8 ndeshje, çka ka sjellë edhe rinovimin e kontratës. / oversport.tv

Foto: Juventus.com

You may also like