“E vetmja Kupë që nuk kam fituar”, Klopp bën polemika për datën: Dikush të shohë kalendarin

by admin
Spread the love

Liverpool sfidon Manchester City të shtunën në një ndeshje të vlefshme për finalen e Community Shield teksa trajneri i The Reds theksoi se kërkon të triumfojë edhe për arsye se deri më tani është i vetmi trofe që nuk ka fituar me anglezët.

“Më pëlqen shumë ky kompeticion, por do të dëshiroja të luhej në një tjetër datë. Kishim një sezon më të gjatë se skuadrat e tjera dhe në përgatitjet parasezonale, kishim më pak kohë për të rikuperuar energjitë. Nuk bën shumë sens dhe ndoshta dikush duhet të shohë më mirë kalendarin. Do të më vinte shumë mirë nëse triumfojmë, pasi është edhe i vemti trofe që nuk kam fituar me Liverpool”, u shpreh Klopp.  Kujtojmë se superduelin mes Manchester City dhe Liverpool mund ta ndiqni në Shqip 2 duke nisur nga ora 18:00 e datës 30 korrik.


Top Channel

You may also like