E tmerrshme, duhet të dimë të vërtetën

by admin
Spread the love

Të gjithë banorët kanë mbetur të shokuar pas rrëfimit të këngëtarit Luiz Ejlli, i cili mbrëmjen e sotme tregoi se nuk është i sëmurë, ndryshe nga ç’ka rrëfeu pak ditë më parë. Ai tha se ndihet i frikësuar pasi ka pasur të njëjtat simptoma si shoku i tij i sëmurë, pasi kjo histori i përket atij.

Kejvina: Kjo është e tmerrshme, a di që ka shumë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje, nuk mund të luhet me këtë gjë!

Kristo: Duhet të dimë menjehere të vërteten.  do ishte tallje, si mund të futet një njeri me tumor këtu. Nuk e kuptoj këtë dëshirë për  vëmendjen

Arbana: Nuk është një situatë e zakontë e dimë, por qetësohuni. Pas këtij rrëfimi Luizit i janë bërë teste të tjera që i kanë dalë mirë. Unë i kërkova Luizit që të dalë nga ky moment dhe të shkojë në spital dhe të bëjë testet që do, për tu siguruar ai , publiku dhe ju.

Kejvina: Ai nuk mund të vazhdoje, ai nuk mund të arrijë në këtë pikë për lojë.

Arbana: Ai  mban përgjegjësi vetë, është mënyra e tij se si ka zgjedhur të luajë.

Olta: Shumë e drejtë, kjo që thotë Arbana

Mikela: Ju lutem bëjani me detyrim këtë gjë.

Dea: Atëherë ai duhet të bëjë kontrolle psikologjike se këto deklarata nuk janë normale, nëse testet e tjera i ka në rregull.

You may also like