E shikojnë si Sorloth, gjiganti turk vë në shënjestër Giacomo Vrionin

by admin
Spread the love

Në Austri deri më tani ka shënuar vetëm Karim Adeyemi më shumë. Giacomo Vrioni po bën një sezon spektakolar me Tirol dhe dje realizoi dhe asistoi në fitoren kundër Hartberg.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare numëron 16 gola në kampionat dhe tashmë për të kanë nisur të qarkullojnë edhe zërat e parë të merkatos.

Vrioni është në huazim te Tirol nga Juventus U23. Ai është nën kontratë me bardhezinjtë deri më 30 qershor 2024 dhe në verë shitja e tij do t’i jepte të ardhura të rëndësishme klubit nga Torino.

“FotoMaç” në Turqi shkruan se Besiktas ka në listën e objektivave të merkatos edhe Giacomo Vrionin. Te gjiganti turk mendojnë se sulmuesi shqiptar mund të jetë si Sorloth, i cili ka shkëlqyer më parë me Trabzonspor.

Vrioni është pjesë e kombëtares shqiptare dhe ka luajtur edhe tre ndeshje me kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja. Më parë ai ka luajtur edhe me Shqipërinë U21 të Alban Bushit. / oversport.tv

Foto: WSG Tirol, Instagram

You may also like