E rëndë në Itali/ 21-vjeçari shqiptar plagos partneren dhe më pas vret veten (Detajet)

by admin
Spread the love

Italia është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku 21-vjeçari shqiptar Oltjan Sallaku ka qëlluar me armë partneren e tij dhe më pas ka vrarë veten me plumb në kokë.

I riu ka plagosur me armë zjarri në gjoks, 18-vjeçaren marokene e identifikuar si Lamia Elamri, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Çifti ka një vajzë 2-vjeçare, por fatmirësisht ajo ndodhej tek mamaja e 18-vjeçares në momentin që ka ndodhur krimi.

Mediat italiane raportojnë se përdorimi i armës ka ardhur pas sherrit banal që ata kanë pasur pak para ngjarjes.

Tragjedia ndodhi në via Martin Luther King në Cassano delle Murge, aty ku më pas ka mbërritur policia dhe hetuesit.

Sipas asaj që u grumbullua në vend, gjithçka nisi nga një diskutim që degjeneroi me tentativën për vrasje dhe vetëvrasje të 21-vjeçarit që qëlloi veten me plumb në kokë. Tani hetuesit po rindërtojnë atë që ka ndodhur.

Oltjani njihej si një djalë punëtorë dhe shumë i mirë, ndërsa miku i tij tregoi se përpara ngjarjes është takuar me të ku kanë shkëmbyer disa shaka dhe se dukej mjaft i qetë.


Top Channel

You may also like