E reja vret kunatin me armë në rrugë pas përdhunimit dhe shantazhit të publikimit të imazheve intime (fotot)

by admin
Spread the love

Një nënë e re ka vrarë me armë kunatin e saj në rrugë në Turqi, pasi e kishte përdhunuar ose kishte pasur nje lidhje me te, dhe e kishte kërcënuar se do të postonte imazhet e seksuale në rrjetet sociale.

Një kalimtar kishte filmuar 33 vjeçaren Hulya Balikan, me pistoletë në dorë mbi trupin e pajetë të Ferdi Balikan më 3 prill në Turqi.

Pasi gruaja qëlloi për vdekje 41-vjeçarin nisi të bërtiste: “Ai më përdhunoi, unë jam gruaja e vëllait të tij, e vrava për të vendosur nderin tim ne vend, njerëz si ai nuk duhet të jetojnë”.

41 vjeçari vdiq pak më vonë në spital, ndërsa Balikan u vetëdorëzua në polici.

Mediat në qytetin turk të Sanliurfa, thanë se nëna e tre fëmijëve kishte pasur një lidhje me viktimën, teksa raportohet se kishte thënë më pas ne polici: “Ai kërcënonte të shpërndante në rrjet imazhet e kohës kur jetonim bashkë.”

Mediat citonin më tej nënën e tre fëmijëve të thoshte: “E bëra për nderim ti dhe nuk më vjen keq.”

“Ai më persekutonte gjithë kohës në telefon për të qenë me të. Kur unë refuzoja ofertat e tij të vazhdueshme ai kërcënonte të shpërndante imazhet e kohës kur jetonim bashkë në rrjetin TikTok.

“Kështu që mora pistoletën pa leje të im shoq dhe shkova në Sanliurfa, shkova në zonën Pasabagi e armatosur dhe e qëllova”.

Zyrtarët thanë se hetimet e cështjes vazhdojnë.

Raste të ngjashme vrasjesh për ‘cëshje nderi’ janë regjistruar edhe më parë në Turqi.

Taiba Alali u vra nga babai saj në shkurt pasi ishte larguar me të dashurin e saj të huaj para se të merrej peng dhe të vritej nga të afërmit. Babai i saj u dorëzua më pas në polici.


Top Channel

You may also like