E pranon vetë trajneri, talenti portugez pranë transferimit te Liverpooli

by admin
Spread the love

Fulham ka arritur të rikthehet në Premier League pas një sezoni fantastik në Championship. Një rol kryesor në këtë sukses luajti edhe mesfushori me tipare sulmuese Fabio Carvalho.

I lindur në vitin 2002, performancat e tij dhanë një dorë të madhe që të rikthente në elitën e futbollit anglez klubin nga “Craven Cottage”. Për rrjedhojë ai ka rënë prej kohësh në sy të klubeve big të Premier League.

Sipas asaj që raporton Liverpool Echo është mbyllur marrëveshja midis Liverpoolit dhe talentit Carvalho për një shifër rreth 7 milionë euro. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë tekniku i portugezit.

Gjatë konferencës për shtyp Marco Silva u shpreh se e pretë një lamtumirë të afërt të talentit 19 vjeçar. /oversport.tv

Foto: Fulham FC Official, Facebook

You may also like