E pazakontë në Maqedoninë e Veriut, dekani i fakultetit nuk shpall tender, por i rreket vetë punës për renovim

by admin
Spread the love

Besfort Idrizi është dekani i parë shqiptar i Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup. Ai është specifiki edhe si artist, e veçanërisht në ushtrimib e detyrës së dekanit.

Në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë Ballkanin janë në modë tenderat për çdo imtësirë, por Besforti edhe këtu dallon nga të tjerët. Në vend se të shpallë tender për renovimin e sezonal të Fakultetit, Besforti i është rrekur vetë kësaj pune.

Me shembullin e dhënë ka motivuar edhe kolegët tjerë, e rezultati është kursimi i mjeteve aq të nevojshme për një institutcion arsimor, sepse dihet se me çdo tender të shpallur më shumë para harxhohen për të mbushur xhepat se për të kryer punë.

I lumtë me të vërtetë dekanit të FAD në Shkup, u shtofshin kuadrot si Besforti në të gjitha institucionet!

You may also like