E pavërtetë ajo që thua! – Shqip

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MIPD) e Kosovës ka hedhur poshtë kategorikisht si të pavërtetë pretendimin e agjencisë ruse të lajmeve TASS dhe ministrit të Jashtwm të Rusisë, Sergej Lavrov se mercenarë janë dërguar nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja për të luftuar në Donbas, në Ukrainën lindore.

Në deklaratë thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporws e Kosovës kategorikisht hedh poshtë si të pavërtetë dhe të njëanshëm çdo pretendim të agjencisë ruse të lajmeve TASS dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit gjoja “u bënë tokë pjellore”.

Deklarata shton se diplomacia kosovare ka njoftuar ministrin rus Lavrov dhe agjencinë ruse të lajmeve TASS se Republika e Kosovës ka ndaluar pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në luftërat jashtë vendit dhe se ligji parashikon dënime të rënda për çdo shtetas që mund të jetë pjesë e një veprimi të tillë.

“MIPD beson se deklaratat e agjencisë së lajmeve TASS dhe ministrit Lavrov janë pjesë e një fushate të ashpër propagandistike ruse që synon të largojë vëmendjen e të gjithë botës demokratike nga frika e krijuar nga politika hegjemoniste ruse dhe diktatura mbi të drejtat e popujve për liri dhe jetë sovrane”, thuhet në deklaratë.

Theksohet se kjo fushatë e ashpër ruse kundër Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera, synon të përkeqësojë situatën në Kosovë dhe më gjerë në rajon përmes një sateliti rus në Ballkan si Serbia. /tesheshi.com/

 

You may also like