E papritur, ylli i Hollywood heq dorë nga aktrimi: Kam nevojë për pushime

by admin
Spread the love

Aktori i njohur Tom Holland ka zbuluar së fundmi gjatë intervistës së tij për ‘Extra’ se do të largohet për një vit nga aktrimi pasi ka pasur një përvojë “të vështirë” në realizimin e serialit të tij “The Crowded Room”.

“Ishte një kohë e vështirë, sigurisht. Ne ishim duke eksploruar disa emocione që nuk i kam përjetuar kurrë më parë. Të qenit producent, duke u marrë me problemet e përditshme që vijnë me çdo set filmi, thjesht shtoi atë nivel shtesë të presionit. Tani po bëj një vit pushim dhe kjo është rezultat i asaj se sa e vështirë ishte kjo”.- u shpreh Tom.

Ndër të tjera  ylli i “Spider-Man: No Way Home” tha se i pëlqente të punonte në “The Croëded Room” dhe i pëlqente të mësonte për t’u bërë producent.

“Unë gjithmonë kam jetuar me këtë ide se puna e vështirë është punë e mirë dhe më ka pëlqyer shumë. Por përsëri, them se duhet të duhet të bëj një pushim. Jam i emocionuar të shoh se si do të dalë dhe ndihem sikur puna jonë e palodhur nuk ishte e kotë”- tha ai

You may also like