E papritur, Partizani largon Bruno Telushin

by admin
Spread the love

Zhvillim i papritur te Partizani.

Klubi i kuq nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori vlonjat, i cili mbante edhe shiritin e kapitenit, largohet krejt papritur nga “Demat”, sapo nisi sezoni i ri.

32-vjeçari u aktivizua në fundin e sfidës me Bate Borisovin në “Air Albania”, në raundin e parë të Champions League (1-1).

Në përfundim të ndeshjes, Telushi mësohet se ka shfaqur nervozizëm për faktin se priste të kishte një rol më të rëndësishëm në këtë ndeshje, çka nuk është pritur mirë nga trajneri Zekic.

Tensioni ka precipituar deri në atë pikë sa është marrë vendimi për largimin e Telushit nga ekipi kampion i Shqipërisë.

Njoftimi i Partizanit:

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Falënderojmë Bruno Telushin për kontributin e dhënë në këtë sezon, ku për një pjesë të ndeshjeve mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Klubi i uron shumë suksese Telushit në vazhdim të karrierës së tij.” /Supersport


Top Channel

You may also like