E pabesueshme në Indi! Doktori i inatosur largohet në mes të operacionit sepse nuk i shpërbenë çaj

by admin
Spread the love

Një histori pothuajse e pabesueshme ka ndodhur në Indi, kur një mjek doli nga një operacion sepse ishte i zemëruar që nuk i shërbenin çaj.

Sipas Sky News, kirurgu po operonte tetë anëtarë të së njëjtës familje, të gjitha gra, në një spital në qytetin qendror të Indisë Nagpur.

Sipas të njëjtit burim, kur mjeku përfundoi operacionin e katërt dhe filloi procesin e dhënies së anestezisë për pacientët e mbetur, ai dyshohet se kërkoi nga stafi i spitalit që t’i sillte një filxhan çaj, por kur kjo nuk ndodhi, doktori la gratë te tjera në sallën e operacionti dhe doli jashtë, siç raporton NDTV indian.

Kryetari i këshillit të qarkut Nagpur theksoi se ndaj mjekut duhet të ngrihen akuza.

“Ky është një incident shumë i rëndë. Nëse mjekët braktisin operacione të tilla kritike për një gotë çaj, ata duhet të akuzohen sipas nenit 304 të Kodit Penal Indian”, tha ai.

Përfundimisht u soll një mjek tjetër për të përfunduar operacionet në gratë e mbetura që ishin tashmë nën anestezi.


Top Channel

You may also like