E pabesueshme, ky transferim na tregon dy gjëra… – Shqip

by admin
Spread the love

Konfirmimi i nënshkrimit të Cristiano Ronaldos me Al Nassr ka rënë në syrin e të gjithëve mediave në mbarë botën. Në Angli ka qenë një nga temat e ditës. Nuk duhet harruar se vetëm pak muaj më parë sulmuesi ishte pjesë e Manchester United me të cilin shkëputi edhe kontratën pak ditë para se të niste zyrtarisht Kupa e Botës.

Për këtë vendim kanë reaguar një nga ish-lojtarët më të njohur të Premier League. Gary Neville ka qenë më i prekur, madje ai analizon arsyet që e shtynë të shkojë në Arabi .

“Natyrisht që ne do ta shohim më rrallë Cristianon tani. Na tregon dy gjëra: e para është se Arabia Saudite po investon seriozisht në futboll. Ata kanë investuar miliona në një lojtar të vetëm. Ata po përpiqen të forcojnë ligën e tyre. Mendoj se Cristiano donte të qëndronte të paktën deri në fund të sezonit në një nga ekipet më të mëdha në Evropë dhe të shënonte më shumë gola. Ndoshta në një ekip kampionësh. Ndoshta klubi që ai donte nuk e kishte kërkuar dhe kjo ishte zgjedhja e tij . Ekziston një element trishtimi sepse ne ndoshta e kemi parë tashmë përfundimin në një nivel të lartë, mendoj se mund të kishim vazhduar ta shihnim në Old Trafford nëse palët do t’i kishin trajtuar gjërat në mënyrën e duhur. Përndryshe. Doli të ishte e pashmangshme”, ka theksuar Neville.

You may also like