“E kuptoni ç’po bëni”, paralajmërimet e Ramës për përkeqësim të situatës, reagon ashpër Mentor Kikia

by admin
Spread the love

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar paralajmërimet e kryeministrit Rama për përkeqësim të situatës. Kikia shprehet se përhapja e panikut është vepër penale dhe se qeveria është vënë në krye të panik mbjellësve.

Postimi i Mentor Kikisë:

“Perhapja e panikut eshte veper penale!

Ne raste fatkeqesish, si termere, pandemi, kriza etj ruajtja e qetesise eshte arma me e rendesishme e suksesit.

Mbani mend qe pati lincime publike ndaj disa mediave qe perhapnin panik kur ra termeti, per audience?

Mbani mend qe qeveria perqendroi informimin ne kushtet e pandemise, qe te mos krijohej panik!

Edhe ne raste luftrash, qeveria dhe shteti kane per detyre te ruajne qetesine e popullit-turmave.

Zelenski s’di ku ka koken, por popullit i thote po fitojme.

Perkunder kesaj, ne kete vend, vete qeveria eshte vene ne krye te panik-mbjellesve.

S’do kete nafte, s’do kete energji…do behet me keq, mos u qani, cfare do ju zene syte…. – thote vete kryeministri dhe ministrat.

Po populli cfare te beje?

Te sulmoje bankat?

Te grabise dyqanet?

E kuptoni cfare po beni, apo ka ikur per lesh cdo gje ne kete vend?”-shkruan Kikia.

You may also like