Pas disa javësh negociata duket se ka ardhur më në fund edhe marrëveshja totale. Maldini dhe Massara duket se kanë mbyllur blerjen e Charles De Ketelaere nga Club Brugge.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 35 milionë euro kanë bindur drejtuesit belg që të lënë të lirë lojtarin. Megjithatë, në kampin kuqezi ka pasur edhe zhvillime të reja në merkato.
Drejtuesit kuqezi janë takuar gjithashtu edhe me drejtorin sportiv të Tottenham për Japhet Tanganga. Fabio Paratici ka udhëtuar drejt Milanos ku është takuar me drejtuesit e Milanit për të ardhmen e qendërmbrojtësit. Maldini dhe Massara kërkojnë të afrojnë Tangangan në të njëjtën mënyrë si Fikayo Tomorin. /oversport.tv