E kryer: Marotta bën një tjetër goditje në merkato, Gosens është i Interit

by admin
Spread the love

Beppe Marotta mbyll me sukses një tjetër goditje në merkato për skuadrën e Interit. Tashmë është i sigurtë transferimi tek skuadra zikaltër i Robin Gosens dhe sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, gjatë ditës së nesërme, gjermani do të jetë zyrtarisht një lojtar i Interit.

Klubi i plotëson dëshirën Simone Inzaghit, që ka disa javë që kërkon një mbrojtës krahu. Detajet e fundit në marrëveshjen mes dy klubeve do të vendosen sot dhe i gjithë operacioni do të kushtojë mes 25 dhe 27 milion eurove bashkë me bonuse.

Lojtari i Atalantës pritet që të vijë në Milano sot ose nesër për vizitat mjekësore dhe do të transferohet te Interi në formë huazimi me të drejtë blerjeje, që do të bëhet e detyrueshme nëse plotësohen disa kushte.

Gosens do të firmosë një kontratë deri në qershor të vitit 2026 dhe do të përfitojë 3 milion euro neto, si dhe do të ketë disa bonuse në bazë të rendimentit në fushë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja italiane, e drejta e blerjes përfundimtare nga ana e Interit do të ndodhë pas 18 muajsh, në qershor të vitit 2023. / Oversport.tv

You may also like