E Kryer/ AC Milan nënshkruan me yllin holandez

by admin
Spread the love

AC Milan ka arritur marrëveshje personale me qendërmbrojtësin Sven Botman.

Botman ka pranuar t’i bashkohet “Rossonerëve” dhe në rast që arrihet marrëveshja mes klubeve, do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira raporton se Botman do fitojë 2.5 milionë euro për vit.

Milan është duke negociata tani me Lillen për të arritur një marrëveshje që do bëhet zyrtare në verë.

Milan dhe Newcastle United provuan ta transferojnë Botman edhe në muajin e janarit, me klubin anglez që ofroi edhe 50 milionë euro, por asnjë ofertë nuk u pranua nga Lille.

Tani, mbetet të shihet nëse Lille do pajtohet me kërkesat e Milanit për të lejuar Botman të largohet në verë.

You may also like