E konfirmon vetë kryeministri Rama: Shqipëria do të marrë dronë të armatosur Bayraktar, ja për çfarë do shërbejnë

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimi i fundit me Erdogan duke thënë se Shqipëria është drejt mmarrëveshjes për të marrë 6 dron nga Turqia. Këta lloj dronësh janë përdorur edhe nga forcat ukrainase në luftën ndaj Rusisë.

“Jemi në përfundim të marrëveshjes për të marrë dronët bajraktarë. Do marrim 6 që do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrolle të territorit, për ndërtime pa leje, për ndjekjen e personave në kërkim, për kultivimin e narkotikëve dhe kështu me radhë. Dronët i kanë pjesë të tyre kamerat inteligjente”, tha Rama në opinion.

You may also like